8 C
Tetovo
E premte, 11 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniShasivari – Michel: Përmirësimi i kushteve në institucionet korrektuese dhe respektimi i...

Shasivari – Michel: Përmirësimi i kushteve në institucionet korrektuese dhe respektimi i të drejtave të njeriut

Përmirësimi i kushteve në institucionet korrektuese dhe respektimi i vazhdueshëm i të drejtave të njeriut ishin pjesë e temave për të cilat u bisedua në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me Alain Michel, kryetar i Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe trajtimit apo ndëshkimit çnjerëzor ose poshtërues (CPT).

Në takim u shqyrtuan gjendjet aktuale në institucionet korrektuese, si dhe përparimi në zbatimin e rekomandimeve të përfshira në raportet e mëparshme të Komitetit.

Bashkëpunimi me CPT është i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve dhe sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të personave të privuar nga liria.

Në periudhën që pason, nga Ministria e Drejtësisë thonë se do të vazhdojnë të punojnë për avancimin e standardeve në sistemin korrektues, në përputhje me rekomandimet e Komitetit dhe praktikat evropiane.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments