Me emërimin e doktor Arben Taravarit si ministër i Shëndetësisë shohim se është kthyer shpresa te qytetarët e vendit por edhe tek ata jashtë vendit. Luljeta Ademi është aktiviste dhe personazh i jetës publike në Maqedoni dhe tani jeton në Zvicër shkaku i sëmundjes së saj të cilën e presim me padurim të kthehet shëndosh e mirë.
Ajo në profilin e saj ne facebook shkruan:” Më në fund njeriu i duhur në vendin e duhur! Shëndetësia me dr. Arben Taravari merr tjetër dimension dhe qasshmëri! Suksese dhe faleminderit që po kthen shpresën në atë vend!” , kurse nga ana tjetër kemi zotri Mazllam Sallain i cili jeton në Kroaci i cili në profilin e tij shkruan:” Nga kjo përbërjr qeveritare,vetëm një njeri është në vendin e duhur.
Vetëm një fije shprese se Shëndetësia do rregullohet.Të shpresojmë..! “Doktor Arben Taravari është njëri nga shembujt e rrallë, të cilin nuk e thyen, as mundën ta nënshtrojnë! Ishte dhe mbeti një njeri i çiltër dhe i vendosur! Doktori gjithmonë ruajti baraspeshën njerëzore, mbi të gjitha mbeti karakter stoik.Një jetë të tërë mbajti të panjollosur njerëzoren. Gjithnjë u me mirësi dhe përbuzi servilizmin. Doktori është njeri me krenari dhe dinjitet! Për të tillë personalitete ka nevojë kombi dhe vendi ynë!