Mbrëmë ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave të kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Bervenicës ku zyrtarisht do të ketë gjashtë kandidat, nga të cilët tre shqiptarë dhe tre maqedonas. Bashkimi Demokratik për Integrim do të kandidoj me Arkin Jahiji ndërsa VLEN me Jakup Huseinin dhe një kandidate e pavarur Arife Idrizi.
Nga blloku politik maqedonas po ashtu ka tre kandidat edhe ate Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE nga radhët e LSDM-së do të garoj Jovica Radeski ndërsa kandidat i pavarur është që ka dorëzuar kandidaturën është Dushan Bogdanoski.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 18 Tetor të këtij viti.

