Kjo ishte atmosfera sot para sporteleve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për marrjen e dokumenteve të identifikimit me emrin e ri të shtetit, shkruan Alsat.
Për rrëmujën e rikthyer, qytetarët shprehen të revoltuar. Thonë se vazhdojnë të presin dy deri në tre muaj për marrjen e dokumenteve.
“E para, a kemi para që ta ndërrojmë dhe e dyta është patjetër, ashtu urdhëron shteti e ne jetojmë në të, kjo vetëm largimi nga këtu dhe ti zëmë vendet ku kemi lindur më shumë do të kemi, do të ruajmë kafshë por do të jemi vetë pronarë. Pasaportë nxorët? Jo, vetëm letërnjoftim dhe lejen e vozitjes, ajo që më duhet, nuk shkoj jashtë do të shkoj në vendlindjen time, jam shumë i dëshpëruar nga kjo që ndodhë në shtetin tonë”, tha një qytetar.
“E shoh qe e keni marrë lejen e vozitjes. Po pas dy muajsh. E këtu sa pritet? Dy orë, gjysmë orë nuk munden ta gjejnë”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Unë para një jave aplikuam për shoqen, pasaporta e saj është gati për mua ende jo”, theksoi një qytetar.
“Isha për pasaportë, dhe pas tre muajve e mora lidhje se ndryshe nuk ka shans, para dhjetë ditësh ishte e gatshme pasaporta dhe më thanë se do të marr një SMS porosi por nuk pranova porosi. Mundët që kur të përfundojë pasaporta të dërgohet porosia se është gati por nuk ka kush, dhe nëse nuk gjen dikë je zero në shtet, vërtet”, u shpreh një qytetar.
“Sa muaj pritet? Saktësisht dy muaj”, tha një qytetar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se shkak i vonesave është rritja e kërkesave dhe kapaciteti i makinerive prodhuese, ndërsa konfirmuan se deri tani, qytetarë të cilët janë fotografuar për letërnjoftim me emrin e ri të shtetit janë rreth 1.327084, për pasaportë 1.604025, dhe për patentë shoferë janë fotografuar 690.505 qytetarë. / Alsat.mk