Gjatë ditës së sotme, Drejtori Nacional i Parkut Kombëtar Mali Sharr, Evzal Elmazi, realizoi një takim pune me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Tetovë, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët që lidhen me veprimet ilegale në territorin e parkut.
Në kuadër të takimit, theks i veçantë iu kushtua mënyrës së evidentimit dhe paraqitjes së rasteve, si dhe rritjes së efikasitetit në trajtimin dhe procedimin e tyre nga ana e institucioneve kompetente.
Palët u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimin më të mirë të aktiviteteve në terren, si dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin dhe luftimin më efikas të veprimeve të kundërligjshme në të ardhmen.

