Para disa minuta policia ka arrestuar nipin e Ali Ahmetit, Drin Ahmetin, për shkak se në automjetin e tij u gjetën mjete piroteknike, raporton Alfax.

Sipas kodit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ahmeti mund të dënohet deri më 10 vjet burg.

Shitja dënohet me burg. Kodi Penal në nenin 396 thotë:

(1) Kushdo që pa autorizim prodhon, mban, shet, siguron ose tregton armë zjarri, municion ose lëndë shpërthyese, dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet;

(2) Nëse objekt i veprës penale nga paragrafi 1 është sasi e madhe e armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese, apo armëve të zjarrit, municionit apo lëndëve shpërthyese që u ndalohen qytetarëve, autori do të dënohet me së paku pesë vjet burg.