8 C
Tetovo
E enjte, 15 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDriton Sulejmani: Trashëgimia kulturore shqiptare e Kumanovës duhet të dokumentohet dhe të...

Driton Sulejmani: Trashëgimia kulturore shqiptare e Kumanovës duhet të dokumentohet dhe të ruhet

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka marrë pjesë në tryezën shkencore kushtuar trashëgimisë kulturore shqiptare në zonën e Kumanovës, të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, nën drejtimin e dr. Besnik Eminit.

Sulejmani theksoi rëndësinë e hulumtimit shkencor, dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, si dhe rolin e arsimit në përcjelljen e historisë, gjuhës, traditave dhe vlerave shqiptare te brezat e rinj.

“Ajo që nuk e dokumentojmë sot, rrezikojmë ta humbim nesër”, theksoi Sulejmani, duke nënvizuar se ruajtja e trashëgimisë kulturore është përgjegjësi e përbashkët dhe investim në identitetin dhe të ardhmen e brezave të ardhshëm.

Ai bëri të ditur se projekti mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila do të vazhdojë të mbështesë nisma që kontribuojnë në zhvillimin e shkencës dhe ruajtjen e vlerave kulturore shqiptare.

Sulejmani, i cili është nga Kumanova, tha se trashëgimia e kësaj treve ka rëndësi të veçantë për identitetin, historinë dhe kujtesën kolektive.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments