8 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDurmishi: Masat e Qeverisë dhanë rezultate, por pas përfundimit të tyre çmimet...

Durmishi: Masat e Qeverisë dhanë rezultate, por pas përfundimit të tyre çmimet u rikthyen në nivelin e mëparshëm

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në një paraqitje në emisionin “Top Tema” foli për masat ekonomike të ndërmarra nga Qeveria me qëllim të frenimit të inflacionit dhe ruajtjes së standardit jetësor të qytetarëve.

Durmishi theksoi se shqetësimi i qytetarëve për rritjen e çmimeve është i drejtë, por Qeveria nuk guxon të lejojë që inflacioni të ulë standardin jetësor. “Njëkohësisht, duhet ta kemi parasysh që nuk mund të ndërhyjmë në tregun e lirë dhe në punën e tregtarëve, prodhuesve dhe distributorëve”, u shpreh ministri.

Ai sqaroi se masat e ndërmarra nga Qeveria dhanë efekte pozitive në afat të shkurtër. “Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në muajin mars kishim një deflacion prej 1.3% dhe rënie të çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike për 3%”, tha Durmishi.

Megjithatë, sipas tij, pas përfundimit të masës më 20 shkurt, e cila përkoi edhe me periudhën festive, në muajin prill është vërejtur një rritje e inflacionit prej 1.6% në krahasim me marsin, ndërsa në segmentin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike rritja ishte 0.3%.

“Por nëse e krahasojmë me dhjetorin e vitit të kaluar, përsëri kemi një ulje të inflacionit. Në krahasim me prillin e vitit 2024, inflacioni te ushqimet dhe pijet është rritur vetëm për 0.3%, ndërsa në krahasim me dhjetorin 2024, është ulur për 1.3%”, theksoi ministri.

Durmishi vlerësoi se ishte e pritshme që pas përfundimit të masës, çmimet të kthehen në nivelet e mëparshme para ndërmarrjes së saj.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments