E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeDy milionë euro për Çunin, talenti kuqezi gati t’i bashkohet Dakut te...

Dy milionë euro për Çunin, talenti kuqezi gati t’i bashkohet Dakut te Rubin Kazan

Marvin Çuni, një produkt i Akademisë së Bayern Munich, ka vendosur të transferohet në Premier Ligën e Rusisë, ku pritet t’i bashkohet Mirlind Daku te Rubin Kazan.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat ruse, klubi nga Kazani është i gatshëm të paguajë 2 milionë euro për Çunin, ndonëse vlera e tij aktuale është 900 mijë euro.

Sulmuesi shqiptar, i lindur në Gjermani, luajti sezonin e kaluar në Serie A me Frosinone, ku kishte një aktivizim të kufizuar, duke shënuar dy gola dhe një asist në 27 ndeshje në të gjitha kategoritë e futbollit italian.

Çuni ka luajtur vetëm një ndeshje me Kombëtaren, në miqësoren ndaj Bullgarisë. Trajneri Sylvinho e sheh atë si një sulmues me karakteristika të ngjashme me Myrto Uzunin, dhe me një të ardhme të sigurt në ekipin kuqezi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments