Kampionati Evropian i futbollit do t’i mësojë sot edhe dy çerekfinalistë të tjerë që do të dalin nga dy ballafaqime jashtëzakonisht interesante.
Nga ora 18:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Düsseldorf do të ballafaqohen Franca me Belgjikën, dy kombëtare këto që synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, raporton KosovaPress.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo e orës 21:00 ndërmjet Portugalisë dhe Sllovenisë. Portugezët hyjnë në këtë ndeshje.
Si favorit, por ky kampionat ka ditur të ofrojë befasi, andaj mbetet për t’u parë edhe epilogiu i kësaj sfide.