Dy gra të moshuara britanike kanë kaluar një moment jo shumë të mirë, pasi pushimet e tyre u kthyen në një makth. Gabimisht, ato zbritën në ishullin Menorka në vend të Majorkës për shkak të një mbikëqyrjeje nga transportuesi.
Gabimi ka ndodhur pavarësisht se biletat e tyre janë kontrolluar disa herë gjatë hipjes, transmeton tabloidi britanik Mirror.
Linda Trestrail, 69 vjeç dhe Wendy Russell, 71 vjeç, e vunë re gabimin vetëm kur piloti njoftoi uljen në Menorka.
Linja ajrore britanike me kosto të ulët Jet2 ka kërkuar falje për gabimin, duke e cilësuar “gabim njerëzor” dhe një problem me shërbimet e urgjencës në aeroportin e Bristolit.
Megjithatë, dy të moshuarat janë mërzitur dhe pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
“Kishim dëgjuar për valixhet që shkonin në fluturime të gabuara, por jo për njerëz. Arsyeja që rezervuam Majorka ishte për shkak të fluturimit të shkurtër, ne e dinim se gjendja jonë nuk ishte e mirë kështu që nuk donim një udhëtim të gjatë”, tha Linda./abcnews.al