Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shpalljen e ditës së mërkurë ditë zie, pas vdekjes së dy grave brenda më pak më se një jave nga bashkëshortët e tyre.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, njofton presidenca.

Ndërkaq Osmani ka shkruar se shoqëria do të jetë në zi çdo ditë sa të ketë raste të tilla.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”, ka shkruar ajo në facebook.

Në njoftim thuhet se Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.