8 C
Tetovo
E enjte, 29 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniEdhe një largim nga Taravari, Rrezelinda Dauti: Besnikëri ndaj parimeve, jo ndaj...

Edhe një largim nga Taravari, Rrezelinda Dauti: Besnikëri ndaj parimeve, jo ndaj individëve

Rrezelinda Dauti, anëtare e Kryesisë së Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), ka bërë publike largimin e saj nga rruga politike e ndjekur aktualisht nga udhëheqja e partisë. Në një deklaratë të shpërndarë sot, Dauti thekson se kauza e saj ka qenë dhe mbetet besimi në parime të larta si drejtësia, demokracia dhe vullneti i popullit – dhe jo në ndonjë individ të caktuar.
“Një lider mund të bëjë gabime, por kur gabimet kthehen në sistem dhe parimet në ambicie personale, është koha për të treguar rezistencë,” deklaron Dauti, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj vjen si pasojë e një drejtimi që ajo e konsideron të dyshimtë dhe të devijuar nga vlerat themelore që ka përfaqësuar dikur partia.

Dauti shprehet se, ndonëse po distancohet nga drejtimi aktual, ajo nuk po tërhiqet nga kauza për të cilën nisi rrugëtimin e saj politik. “Po distancohem nga kjo rrugë që e keni kapur. Por jo nga beteja për të cilën jemi thirrur,” shkruan ajo.

Me një ton të vendosur, Dauti e mbyll deklaratën duke inkurajuar të rinjtë dhe të gjithë qytetarët që besojnë në ndryshim të qëndrojnë të palëkundur. “Zëri ynë mund të heshtet, por askush nuk mund të na e heqë bindjen dhe besimin që e kemi mbjellë me vite,” thekson ndër të tjera ajo.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments