Nga burime të besueshme brenda BDI-së, mësohet se Ali Ahmeti për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kësaj rradhe ka zgjedhur që t’i prijë listës së Integristeve në zonën e 5 zgjedhore e, jo si herave të kaluara kur mejdanin e ndante në zonën e gjashtë zgjedhore.
Sipas burimit në fjalë, janë kryesisht anketat e fundit,ato që tregojnë se BDI nuk është në kondicionin e nevojshëm, sidomos në zonën e gjashtë zgjedhore dhe akoma nuk ka arritur të rimerr veten pas dy disfatave të njëpasnjëshme në Tetovë dhe Gostivar.
Edhe pse ishte paralajmëruar se BDI mund të shkonte me lista të përbashkëta me Lidhjen Socialdemokrate, nën siglën e një fronti të përbashkët europjan, megjithatë si opsion i sigurtë tanimë mbetet ndërtimi i frontit europjan shqiptar pa LSDM -në, por në një front të përbashkët me Partinë e Menduh Thaçit, Arjanit Hoxhës, Lëvizjen Populli të Skënder Rexhepit, , mbase edhe me pjesën e mbetur të ASH-së, krahu i Ziadin Selës.
Sa u përket zonave tjera zgjedhore edhe pse nuk është zyrtare, po në kuloaret brenda BDI-së, lakohen emrat e kryeministrit teknik Talat Xhaferi në zonën e Gjashtë, Arbër Ademi në zonën e dytë, kurse Artan Grubi do t’i prijë zonës së parë zgjedhore dhe do të përballet në mejadan me Izet Mexhitin e VLEN-it