Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka bërë një deklaratë të rëndësishme sonte në emisionin debativ Klan Debat, në Televizionin Klan, ku morën pjesë gjithashtu analistët Qenan Aliu dhe Faton Aliti.

Ajo ka theksuar se për herë të parë që nga viti 1991, Maqedonia e Veriut ka arritur të ketë tre gjeneral shqiptarë në ushtrinë e saj.

Ismaili ka theksuar se ky zhvillim ka ndodhur përmes një procesi të rëndësishëm, i cili është mundësuar nga qeverisja.

Kjo ngjarje, sipas zëvendësministres, ka një domethënie të madhe për forcimin e kapaciteteve dhe aftësive ushtarake të RMV-së, duke treguar një nivel të ri të përgatitjes dhe angazhimit në fushën e mbrojtjes.