E martë, 1 Prill, 2025

Fazliu: Në Kosovë ka Shqipëri, në Maqedoni ka Rusi e Serbi dhe ca “shqiptarë” dilinxhi!

Date:

Bekim Fazliu, ish deputeti i PDSh-së nëpërmjet profilit të tij në fejsbuk, ka komentuar debatin që u zhvillua dje në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti në mbledhjen e përbashëtctë dy qeverive për temën e gjuhës shqipe, se a është në përdorim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, apo jo.
Në vazhdim postimi i plotë:

E vërteta është në Kosovë, në Maqedoni është mashtrimi!

🔹️Faktet janë në Kosovë, opinionet e rrejshme janë në Maqedoni!

🔹️Në Kosovë ka shtet, ka gjuhë zyrtare edhe për ata që janë ma pak se 3%, ka rrugë reale e jo vetëm në letër. Në RMV ka vetëm përqindje, nuk ka emër, nuk ka gjuhë zyrtare të barabartë me gjuhën maqedonase, rrugët ekzistojnë vetëm në projektet 3D.

🔹️Në Kosovë ka liri, në Maqedoni ka Soravi, Eurovi e Llotari.

🔹️Në Kosovë ka Shqipëri, në Maqedoni ka Rusi e Serbi dhe ca “shqiptarë” dilinxhi që nga dëshira për të vazhduar pushtetin e tyre të korruptuar, janë gati të shkelin edhe mbi ne dhe fëmijët tanë, e këtë e bëjnë “ në emër të popullit” duke iu qaravitur ndërkombëtarëve.

🔹️Në Kosovë ka agjendë kombëtare, në Maqedoni idenë “kombëtare” e zëvëndësuan për ca lekë madje me mburrje, me “Agjendën jeshile”.

🔸️P.S. Ne duhet njëherë e mirë të ballafaqohemi me mendësine primitive të pushtetit maqedonas, por asesi nuk duhet t’i lejojmë që të rikthehen në skenë ata që për 20 vite shpërdoruan për interesa personale kapitalin më të madh historik që shqiptarët e arritën me gjak, lot e djersë!
🔸️Skenës politike i duhet rilindje morale!!

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Gatishmëria 2030, BE-ja ndanë 800 miliard euro për mbrojtje

GATISHMËRIA 2030 Komisioni Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë...

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin...

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...