E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFC Shkupi tërheq numrin “77” dhe pagat do t’i paguhen familjes deri...

FC Shkupi tërheq numrin “77” dhe pagat do t’i paguhen familjes deri në skadimin e kontratës

FC Shkupi ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për të tërhequr nga përdorimi numrin 77, të cilin e mbante Andrej Llazarovi deri në ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Ky veprim është një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që Llazarovi dha për klubin bardhekaltër.

Përveç kësaj, klubi ka vendosur që ti paguajë familjes së Llazarovit pagat sipas kushteve të kontratës që ai kishte me FC Shkupin deri në përfundimin e saj.

“Andrej Llazarovi do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së FC Shkupit, dhe këto masa të marra nga drejtuesit e klubit janë një akt i vogël për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e tij”, thuhet mes tjerash në njoftimin e FC Shkupi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments