8 C
Tetovo
E premte, 2 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKatër punësime të reja në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë

Katër punësime të reja në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) “Shtëpia e Shëndetit“ – Likovë ka zgjeruar kapacitetet e tij njerëzorë me katër punësime të reja, me qëllim të forcimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Sipas njoftimit të publikuar nga institucioni, më 1 tetor, drejtoresha Arjeta Muhtari Bajrami u ka dorëzuar vendimet e punësimit katër të punësuarve të rinj.

Bëhet fjalë për:
– dy mjekë;
– një motër medicinale;
– një punonjës higjienik.

Nga ISHP “Shtëpia e Shëndetit“ – Likovë bëjnë të ditur se punësimet e reja synojnë të kontribuojnë në funksionimin më efikas të institucionit dhe në krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Në njoftim, institucioni ka shprehur falënderim për të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e procedurave për këto punësime, duke theksuar përkushtimin për vazhdimin e punës me përgjegjësi dhe transparencë.

Të punësuarve të rinj u janë uruar suksese dhe punë të mbarë në detyrat e tyre profesionale.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments