Hoxhë Ladi ka folur për rreziqet që disa procedura estetike mund të sjellin për shëndetin e grave.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai tha se teknologjia dhe trendet e bukurisë po nxisin njerëzit të ndërhyjnë në trupin e tyre në mënyra që mund të jenë të rrezikshme.
“Sot teknologjia po bën atë që njeriu nuk është i kënaqur me vetveten, dhe për shkak të kësaj po shkatërrojnë vetveten… Sepse përziejnë trupin e vet me diçka tjetër, dhe Zoti na ruajt, shkakton lloj problemesh. Ky lloj zhvillimi nuk ishte fare i domosdoshëm për njerëzit që e bënë trend dhe e përhapën. Është përhapur shumë, sa femrat po shkatërrojnë vetveten, duke vendosur në trupin e tyre lloj-lloj acidesh dhe lloj-lloj gjërash, që Zoti na ruajt, po shkaktojnë sëmundje kancerogjene”, tha ai. /Klankosova.tv

