8 C
Tetovo
E enjte, 29 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai dhe Nuredini: Aleanca që VLEN, mesazh i qartë për vazhdimin e...

Fetai dhe Nuredini: Aleanca që VLEN, mesazh i qartë për vazhdimin e rrugës së ndryshimit

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai, dhe Kryetarja e Forumit Rinor të ASH-së, Yllka Nuredini, përmes një video-deklarate publike, i janë drejtuar aktivistëve dhe përkrahësve të Aleancës për Shqiptarët me një mesazh të qartë për unitet, vazhdim të betejës për ndryshim dhe qëndresë ndaj trysnive politike dhe pazareve të prapaskenës.

“Të dashur aktivistë, ju jeni arsyeja pse ndryshimi nuk ndalet,” – theksoi Nuredini, duke falënderuar qindra qytetarë dhe të rinj për mbështetjen e dhënë në ditët e fundit.

“Ju kemi dëgjuar. Dhe do të vazhdojmë të dëgjojmë këtë frymë të re që është ngritur kundër të vjetrës, nga Likova deri në Strugë. Me përkrahjen tuaj, ne nuk u dorëzuam përballë skenarëve destabilizuese dhe pazareve të natës. Plani i tyre dështoi. VLEN triumfoi… përsëri”- theksoi Fetai në mesazhin e tij.

Duke refuzuar fyerjet dhe etiketimet ndaj bashkëpunëtorëve të mëparshëm, Nuredini theksoi se “respekti për sakrificat e përbashkëta nuk harrohet”, por se “rrugët ndahen kur parimet nuk janë më të përbashkëta”.

Kryetari i Kuvendit të ASH-së theksoi rëndësinë e qëndrimit të sinqertë ndaj vetes: “Nuk kërkoj besnikëri ndaj meje. Kërkoj që të jeni besnikë ndaj vetes dhe ndaj idealeve për të cilat kemi luftuar bashkë.”

Në mesazh, të dy përfaqësuesit nënvizuan se VLEN mbetet platforma e vetme që garanton barazi, drejtësi dhe meritokraci për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Hapi i parë u bë – BDI-në e çuam në opozitë. Tani është koha për hapin e dytë: ta ndërtojmë sistemin që shqiptarët e meritojnë,” tha Fetai, duke paralajmëruar një fazë të re të përfshirjes së qytetarëve në ndryshim.

Ata paralajmëruan edhe takime me degët dhe bazën e partisë në ditët në vijim, duke theksuar: “Zëri juaj po dëgjohet. Zëri juaj nuk do të tradhtohet.”

Me këtë mesazh publik, Aleanca për Shqiptarët konfirmon vazhdimin e angazhimit të saj politik në kuadër të koalicionit VLEN dhe në mbrojtje të vlerave që përfaqëson: dinjitet, drejtësi, barazi dhe shpresë për të ardhmen.

https://www.facebook.com/share/v/1Z92DKSuK6/?mibextid=wwXIfr

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments