Tragjedia që goditi Koçanin ka tronditur mbarë vendin, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet e viktimave dhe të lënduarit. Në këtë moment zie, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shprehur solidaritetin e tij me familjet e prekura.
“Në këto momente zie për Koçanin dhe mbarë vendin, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe me të lënduarit, duke shpresuar për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Qofshin të paharruar ata që humbën jetën”, ka shkruarFetai.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për veprim institucional, duke kërkuar nga autoritetet shtetërore që të jenë pranë familjeve të prekura dhe të hetojnë rrethanat e kësaj fatkeqësie.
“Ftoj institucionet shtetërore të jenë pranë familjeve të prekura dhe të zbardhin rrethanat e kësaj tragjedie, në mënyrë që të vendosen përgjegjësitë dhe drejtësia të vihet në vend për viktimat dhe të afërmit e tyre”, thekson ai.