Në Daily Click në TV21, Arben Fetai tregoi edhe për raportet që kanë partnerët e koalicionit qeverisës, që siç thotë janë të shkëlqyera, përcjell TV21. Fetai tha se me programi i Qeverisë është unifikuar dhe shunë prioritete të VLEN janë bërë pjesë e tij dhe shtoi se janë në fazën e zbatimit.
“Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer mes grupeve tona punese si VLEN me ato të VMRO dhe ZNAM. Programi i Qeverisë është unifikuar në kuadër të atyre grupeve, shumë prioritete të VLEN-it janë futur në programin e Qeverisë dhe tani jemi në fazën e zbatimit. Ka bashkëpunim shumë të mirë, ka mirëkuptim mes partnerëve të koalicionit dhe ka edhe mirëbesim”, tha Fetai.