8 C
Tetovo
E enjte, 19 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: Taravari është në prehërin e Ahmetit, si tuxhar politik tentoi të...

Fetai: Taravari është në prehërin e Ahmetit, si tuxhar politik tentoi të na shes të gjithëve për disa komuna

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në Debat Plus në TV Dukagjini tha se Arben Taravari është në prehërinë e Ali Ahmetit si tuxhar politik tentoi të na shes një strukturë të tërë. Sipas Fetait, Arben Taravari e ka lëshuar stafetën.

“Ne kemi qenë pasardhës të Arbën Xhaferit i cili ka qenë antipod i BDI-së, dhe e tërë veprimtaria jonë për një dekadë ka qenë asisoji në këtë drejtim kemi vazhduar si subjekt jemi thirrur në këtë rrugë. Si alternativë ndaj keqqeverisjes. Taravari e lëshoi stafetën. Ky është në prehërin e Ali Ahmetit, një tuxhar politik që tentoi të shes një strukturë të tërë njerëzish që kanë bërë betejë me BDI-në”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

“Unë e shoh që Taravari nuk ka pasur betejë për ndryshim e as me BDI-në, unë e shoh që ky edhe pse më akuzon mua që e kam përçarë me Ziadinin. Unë kam qenë në kontakt në baza ditore me Taravarin i cili më thoshte duro do e hekim qafe Ziadinin dhe ai të shkon në BDI ne po e bëjmë me ndryshimin. Dhe, tani e kuptoj që Taravari nuk paska bë betejë as për parime e as për asgjë tjetër, betejen e paska pasur me Ziadinin. Ky paska tentuar që ky ta merr primatin e partisë”, shtoi Arben Fetai.

Ai përfundoi me atë se në katër sy i ka kërkuar Arben Taravari kryeministrit, Hrisitjan Mickoski, që ta nxjerr VLEN-in dhe ta merr BDI-në në qeveri.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments