Teksa ne propozojmë projekte për çdo fshat, kampi tjeter mundohet ti bind votuesit se asgjë s’do të ndryshohet, ka bërë hapjen e fjalimit të tij, kandidati i VLEN për Bogovinën, Feti Abazi.
“Në mungesë të projekteve, ata duan mosvotime.
Kanë frikë nga qytetarët tanë dhe votuesit e lirë.
Ata e dinë që nëse ju dilni në votime, askush sdo mundet t’i ndalë ndryshimet.
Ata kanë fobi punën, premtimi ynë kryesor, kthimi i komunës në Punë.
I ftoj të rinjtë, të moshuarit, bizneset, që të gjithë masovikisht të bëhen pjesë e suksesit tonë, në mandatin e ardhshëm.
Me mbi 4 milion euro investime, nga qeveria.
Ujësjellës, rrugë, terrene sporti. Mbi 20 milionë euro në komunën tonë, investime nga ana jonë.
Arsim dhe kulturë, gra dhe mergatë. Programi ynë zhvillimor, është për infrastrukturë moderne.
Ju bëjë thirrje masovikisht, si Një Zë të dilni në votime dhe të kthejmë komunën në punë”, ka përfunduar Feti Abazi.