“Sot patëm kënaqësinë të pranojmë çmimin e kampionit për bashkëpunim në fushën e Rinisë, Paqes dhe Sigurisë, nga Forumi Rajonal Rinor, NALAS dhe UNDP, për organizimin e festivalit “Vendlindja na Bashkon”, ka njoftuar në Facebook, kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi. Ai ka theksuar, se komuna që drejton ai, u rendit e para nga 5 komunat e Ballkanit Perëndimor.
“Komuna e Bogovinës u rendit e para ndër 5 komunat e përzgjedhura nga rajoni i Ballkanit Perëndimor!
Ky vlerësim është dëshmi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, të rinjve dhe komunitetit sjell rezultate të shkëlqyera.
Falënderoj Këshillin Rinor, veçanërisht Diturim Xheladini dhe Meriton Ibraimi, koordinatoren e festivalit, Besarta Murtezani, Suat Idrizi, këshillin komunal, Shoqatën e Bjeshkatarëve, drejtorët e shkollave, arsimtarët dhe nxënësit, bizneset lokale dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij festivali.
Ky çmim është i të gjithë neve! URIME”, ka përfunduar, Abazi.

