“Njoftohen të gjithë banorët që kanë prona bujqësore përgjatë trasesë së rrugës Zherovjan–Radiovcë se, me fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës së re, ka nisur edhe pastrimi i trasesë”, ka njoftuar kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Ai ka ftuar, pronarët e drunjëve përgjatë trasesë, që të vijnë t’i marrin drunjtë.
“Të gjithë pronarët që kanë drunj të mbjellë brenda trasesë së rrugës mund të shkojnë dhe t’i marrin drunjtë e larguar gjatë këtyre punimeve, sipas dëshirës së tyre.
Ju lutemi që të interesuarit të veprojnë me kohë dhe të bashkëpunojnë me ekipet në terren, në mënyrë që punimet të zhvillohen pa pengesa.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, ka mbaruar, Abazi.

