Feti Abazi, sot i është bashkangjitur festimit të titullit nga klubi i futbollit Kamjani, në ligën e tretë të Maqedonisë.
“Në një atmosferë festive dhe plot emocion, sot festuam shpalljen kampion të KF “Kamjani” në Ligën e Tretë — një arritje historike dhe plotësisht e merituar për klubin, komunën dhe gjithë sportdashësit tanë”, ka shkruar ai.
“Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës dhe sakrificës së stafit drejtues, trajnerëve dhe futbollistëve, të cilët me meritë kan shancet të ngjitjen në Ligën e Dytë.
Si komunë, ndihemi krenarë për këtë arritje dhe ritheksojmë se mbështetja jonë për sportin dhe talentet vendore do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Urime KF “Kamjani” dhe shumë suksese në sfidat e reja që ju presin”, ka mbaruar urimin, Abazi.

