8 C
Tetovo
E premte, 7 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, kremton fitoren. Nga sot nis një kapitull i ri, i...

Feti Abazi, kremton fitoren. Nga sot nis një kapitull i ri, i zhvillimit dhe unitetit, duke kthyer komunën e Bogovinës në punë

Kryetari i ri i komunës së Bogovinës, natën e sontme nën tingujt e shahirave dhe i shoqëruar nga aktivistë, dashamirë dhe nga disa prej liderëve dhe figurave kyçe të koalicionit VLEN, siç janë Zeqirja Ibrahimi, Arben Fetai, Adnan Azizi dhe Daut Memishi, ka kremtuar, duke prerë torten e fitores.

Në fjalimin e tij, ai u shpreh se kjo fitore është rezultat i besimit dhe punës së sinqertë, e të gjithëve së bashku, dhe se synimi i tij është që mos e zhgënjejë besimin e askujt, dhe se nga java e ardhshme do realizojë premtimin kyç të fushatës “Kthimin e komunës në punë”.

“Në emër të gjithë liderëve të koalicionit VLEN, ju përshëndes të gjithëve, edhe të atyre që ishin këtu dhe u larguan më parë, edhe të atyre që nuk mund të ishin këtu, për arsye agjendeje. Në emër të Bilall Kasamit, Arben Fetait, Izet Mexhitit, Zeqirja Ibraimit dhe të gjithëve. Nuk dua të flas me fjalorin e zakonshëm. Kam përgaditur një shkrim, të cilin para juve do e lexoj.

“Të nderuar qytetarë dhe përkrahës të komunës se Bogovinës.
Sot është dita e fitores. Nga java që vjen e kthejmë komunën në punë. Ju uroj fitoren e Tetovës me Bilall Kasamin, të Çairit me Izet Mexhitin. Të Zhelinës me Blerim Sejdiun, dhe të Tearcës me Daut Memishin. Dibrës, Strugës dhe te gjitha komunave ku ka fituar VLEN. Ju falenderoj nga zemra që dhatë zërin tuaj për ndryshimin. Kjo fitore është e të gjithëve. E falenderoj familjen time që më qëndroi pranë. Shefave lokal, shefit te shtabit komunal Besir Zeqirit dhe atij qendror, Adnan Azizit. Dhe të gjithëve, që nuk u ndalën për një të nesërme më të mirë. Kjo fitore është rezultat i besimit dhe punës së sinqertë. Ne besuam qe do fitojmë, kurre shumë kush nuk besoi. Ndryshimin nuk ka kush e ndal. Nga sot nis nje kapitull i ri, i zhvillimit dhe unitetit. Do jem kryetar i të gjithë qytetarëve. Ne të bashkuar, do të ndërtojmë një komunë më të zhvilluar, për gjeneratat që vijnë. Ju faleminderit për kohën dhe prezencën që keni ndarë. Jam i bindur që do shihemi së bashku, edhe në fitoret e reja. I lutem Zotit, që deri tek aktivisti i parë deri tek liderët, që asnjëherë të mos ju zhgënjej”, ka përfunduar fjalimin e tij, Feti Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments