“Me krenari të veçantë përcjellim pjesëmarrjen e nxënësit Ledion Shabani nga SHFK “Sami Frashëri” – Pirok në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze që po mbahen në Itali”, ka informuar, kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.
Tutje, Abazi ka theksuar se komuna do vazhdojë në investimin e kapaciteteve intelektualëve të rinjë, ngase prej tyre varet e ardhmja e vendit.
“Ky sukses është rezultat i përkushtimit të nxënësit, angazhimit profesional të stafit arsimor dhe mbështetjes së vazhdueshme nga shkolla për zhvillimin e talenteve të reja.
Si Kryetar i Komunës, ndihem krenar që Komuna e Bogovinës vazhdon të përkrahë aktivitete që promovojnë dijen, arsimin cilësor dhe nxënësit ekselentë që na përfaqësojnë denjësisht edhe jashtë vendit.
Ne do të vazhdojmë të investojmë dhe të mbështesim të rinjtë tanë, sepse suksesi i tyre është krenaria dhe e ardhmja e komunës sonë.
Ledionit i dëshirojmë shumë suksese dhe rezultate sa më të larta në këtë garë ndërkombëtare”, ka përfunduar, Abazi.

