Kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi ditën e parë të punës së vitit 2026 e ka nisur me një lajm të madh për nënshkrimin e një marrëveshje për efikasitet energjetik me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Finansave në vlerë prej 750mijë eurove.
““Dita e mirë shihet në mëngjes”
Ditën e parë të punës në 2026, e nisëm me nënshkrimin e kontratës me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Financave në vlerë prej afërsisht 750.000 eur. për projektin e efikasitetit energjetik.
Synimi i jonë është që me këtë projekt të zëvendësojmë tërësisht sistemin e ndriçimin publik, me instalimin e smart dritave, që direkt do të përmirësojnë cilësinë e ndriçimit dhe do të zvogëlojnë harxhimet”, ka shkruar Abazi.





