8 C
Tetovo
E premte, 11 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, në takimin e krerëve komunal: "Pollogu ka nevojë, për më...

Feti Abazi, në takimin e krerëve komunal: “Pollogu ka nevojë, për më shumë bashkëpunim”

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në takimin me krerët e tjerë të komunave të Pollogut, takim ky në lidhje me ndryshimet e ligjit për Arsim dhe rrezikut të mbylljes së disa shkollave në rajonin e Pollogut, ka theksuar se:

“Pollogu ka nevojë për më shumë bashkëpunim, koordinim dhe kohezion për të arritur qëllimet tona të përbashkëta rajonale”.

Ndërsa, nga ky bashkëpunimi ndërmjet komunave dhe institucioneve, ai pret një Pollog, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për qytetarët.

“Sot nga takimi i këshillit për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut ky ishte mesazhi im drejtuar kolegëve nga komunat e rajonit tonë.

Vetëm përmes bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe institucioneve mund të ndërtojmë një rajon më të zhvilluar, më të qëndrueshëm dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët”, ka përfunduar statusin e tij në FB, Feti Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments