Feti Abazi, kryetar i komunës së Bogovinës, ka deklaruar se ka mbaruar rinovimi i oborrit dhe tualeteve, në shkollën fillore të Novo Sellës. Ky projekt është bashkëfinancuar sipas Abazit, nga komuna e Bogovinës dhe Clubi 0.7% i Ministrisë Federale për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë.
Postimi i plotë:
“Nga një hapësirë e amortizuar dhe e lënë pas dore për dekada, sot shkolla e Novo Sellës ka një pamje krejt tjetër.
Në video mund të shihni si ishte dhe si është sot, kemi rregulluar oborrin e shkollës, kemi ndërtuar tualete të reja dhe kemi krijuar një hapësirë më të përshtatshme për lojëra dhe aktivitete të nxënësve.
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Clubin 0.7% të Ministrisë Federale për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, me financim të përbashkët me Komunën e Bogovinës.
Sot, kjo hapësirë është përsëri e gjallë, nxënësit luajnë, zhvillojnë aktivitete dhe e shfrytëzojnë oborrin e tyre të ri.
Investojmë në shkolla, sepse investojmë në të ardhmen e fëmijëve tanë!”, ka mbaruar, Abazi.

