8 C
Tetovo
E martë, 21 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Pas dy vitesh, pastrohet deponia, poshtë lumit të Bogovinës dhe...

Feti Abazi: Pas dy vitesh, pastrohet deponia, poshtë lumit të Bogovinës dhe ndalohet hudhja e mbeturinave këtu. Ndotësit, do sanksionohen

“Sot realizuam një aksion të rëndësishëm për pastrimin e deponisë së egër në të dyja anët e rrjedhës së poshtme të lumit të Bogovinës. Për vite me radhë kjo hapësirë ka qenë e ndotur nga hedhja e pakontrolluar e materialeve të ndryshme, duke dëmtuar mjedisin dhe cilësinë e jetës sonë”, ka njoftuar, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se, prej sot e tutje, komuna për hudhësit e mbeturinave, do të ndërmerr masa ligjore.

“Nga sot, çdo hedhje e mbeturinave në këto hapësira NDALOHET RREPTËSISHT, për ata që nuk e respektojnë këtë ndalesë do të merren masa konkrete.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit tonë. Mjedisi i pastër është detyrë e përbashkët – ta mbrojmë sot për një të ardhme më të mirë për të gjithë.”, ka përfunduar, Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments