“I nderuar të marr pjesë në shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.
Nën shoqërimin e ministrit të ekonomisë Besar Durmishi, zv/ministrit të mbrojtjes Admir Shabani dhe plot figurave të tjera nga kabineti qeveritar, prej tek ambasada amerikane në Shkup, ai ka nënvizuar se raportet bilaterale mes dy popujve shqiptarë dhe amerikanë, janë të sinqerta dhe jetike. Ndërsa ndihma prej SHBA-ve, është shtyllë e zhvillimit.
“Sonte pata kënaqësinë të marr pjesë në pranimin zyrtar të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve.
Shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të thellë për shtetin mik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë dhe për miqësinë e sinqertë që ndër vite ka qenë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit, demokracisë dhe partneritetit.
Urime për këtë jubile të veçantë dhe qoftë e përhershme miqësia mes popujve tanë!”, ka shkruar, Abazi.

