8 C
Tetovo
E martë, 1 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, për fillimin e vitit shkollor: "Energjia që na japin fëmijët,...

Feti Abazi, për fillimin e vitit shkollor: “Energjia që na japin fëmijët, shtysa më e fortë për ne”

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka vizituar shkollat qendrore të kësaj komune, duke u shprehur se fëmijët janë shtysa më e fortë për të.

Postimi i plotë i Feti Abazit, në Facebook:

“Energjia që na japin fëmijët në ditën e parë të shkollës është forca më e madhe shtytëse për secilin prej nesh!

Sot, në cilësinë e Kryetarit të Komunës, vizitova shkollat qendrore të komunës sonë në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Patëm kënaqësinë të ndajmë disa çaste të bukura me vogëlushët tanë, të cilët na mbushën ditën me energji dhe na kujtuan edhe një herë rëndësinë e madhe që ka arsimi për të ardhmen.

Si Komunë, arsimi dhe shkollat kanë qenë gjithmonë në fokusin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve, hapësirave shkollore dhe ngritjen e cilësisë në arsim”.

Urojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor!l”, ka shkruar, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments