8 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, shpërblen tre ekipet fituese, me idetë më kreative, në kuadër...

Feti Abazi, shpërblen tre ekipet fituese, me idetë më kreative, në kuadër të projektit “Lumi Ideal i së Ardhmes”

Kryetari i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka shpërblyer 3 fituesit e garës ReDAN Hakatoni Urban Rinor, në kuadër të projektit ideor “Lumi i së Ardhmes”. Ekipi fitues i parë, ka marrur donacion prej 20 mijë denarësh, i dyti 12 mijë denarë dhe i treti 8 mijë denarë.

Postimi i plotë, nga Feti Abazi:

“Lumi i së Ardhmes” – ide fantastike nga nxënësit tanë!

Sot në Bogovinë u zhvillua ReDAN Hakatoni Urban Rinor, ku nxënësit me shumë kreativitet, përkushtim dhe energji prezantuan ide superfantastike për një breg lumi më të mirë për natyrën dhe komunitetin.

Urime ekipeve fituese!
20.000 MKD | 12.000 MKD | 8.000 MKD

Faleminderit të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve për përkushtimin dhe idetë e mrekullueshme! Të rinjtë tanë dëshmuan se kanë kreativitet dhe vizion për të ardhmen e Komunës së Bogovinës”, ka shkruar, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments