Feti Abazi, kryetar i komunës së Bogovinës, ka marrur sot pjesë tek Panairi i Ushqimit, në shkollën periferike “Sabedin Bajrami” në Siniçan. Ai ka përgëzuar organizatorët, prindërit dhe nxënësit për promovimin e ushqimeve tradicionale të kulturës tonë.
Postimi i plotë, nga Feti Abazi në FB:
“Një ditë e veçantë në shkollën e Siniçanit!
Sot vizitova Panairin e Ushqimit në SHFK periferike “Sabedin Bajrami” në Siniçan, një aktivitet i bukur komunitar, ku nxënësit prezantuan ushqime tradicionale të përgatitura me shumë kujdes, dashuri dhe përkushtim.
Përgëzime për organizatorët, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për këtë organizim të mrekullueshëm!
Uroj që aktivitete të tilla të jenë sa më të shpeshta në shkollat tona, duke promovuar traditën, bashkëpunimin dhe kreativitetin e fëmijëve tanë”, ka shkruar, Abazi.

