“Për të testuar makinerinë e re për kositjen e barit, sot bashkë me ekipin e NPK “Sharri” dolëm në Pirok, në aksin rrugor që lidh fshatin me rrugën ndihmëse të autostradës”, ka njoftuar në Facebook, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Tutje, ai ka theksuar se komuna vazhdon të kujdeset për mirëmbajtjen publike dhe infrastrukturore.
“Mirëmbajtja e hapësirave publike dhe e infrastrukturës rrugore mbetet një nga prioritetet tona të përditshme, me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër, më të sigurt dhe më funksional për qytetarët”, ka shkruar Abazi.

