Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, i është bashkangjitur manifestimit të 31 vjetorit, të shkollës “Dervish Cara”, në Pallçisht. Në harmoninë e valleve dhe shfaqjeve, ai ka deklaruar, se është ndjerë i nderuar në këtë aktivitet.
“Ishte kënaqësi e veçantë të jem pjesë e manifestimit të organizuar me shumë përkushtim nga nxënësit, arsimtarët dhe udhëheqësia e shkollës fillore SH.F. “Dervish Cara”, me rastin e shënimit të 31-vjetorit të shkollës”, ka shkruar, Abazi.
“Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për udhëheqësinë e shkollës, arsimtarët dhe nxënësit për këtë program të mrekullueshëm dhe atmosferë të ngrohtë festive, që dëshmoi përkushtimin ndaj dijes, edukimit dhe vlerave tona.
Urime të përzemërta SH.F. “Dervish Cara” për 31-vjetorin! Ju dëshiroj edhe shumë suksese, arritje dhe gjenerata të reja që do ta nderojnë shkollën dhe komunitetin tonë”, ka përfunduar, Abazi.

