Shtëpia e futbollit FIFA ka përshëndetur ngritjen e jashtëzakonshme të Kombëtares së Kosovës, duke e vendosur vendin në pozitën e 78-të në renditjen botërore, niveli më i lartë historik për Kosovën.
“Kosova vazhdon të rritet. Ata morën ngritjen më të madhe në histori në renditjen e FIFA-s”, ka shkruar FIFA në Instagram.
Pavarësisht humbjes nga Turqia në finale, FIFA ka rikujtuar se brenda vetëm 10 viteve, Kosova është ngritur nga vendi i 190-të në pozitën e 78-të.
“Kosova hyri në renditjen e FIFA-s për herë të parë në korrikun e vitit 2016, duke u renditur në vendin e 190-të. Që atëherë, kanë marrë një trajektore pozitive”, vazhdon njoftimi.
FIFA po ashtu thekson se ngritja e fundit e Kosovës është rezultat i kampanjës kualifikuese të fundit, ku “Dardanët” përfunduan si vendi i dytë në grup dhe mposhtën Sllovakinë në gjysmëfinalen e play-offit, përpara se të humbnin nga Turqia në finale.
“Pavarësisht që e humbi një vend në Kupën e Botës, Kosova ngritët në pozitën e 78-të në renditjen botërore, që është renditja më e artë në histori”, përfundon njoftimi i FIFA-s.

