8 C
Tetovo
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFigura të rëndësishme nga Odri dhe Përshevca i bashkohen Daut Memishit –...

Figura të rëndësishme nga Odri dhe Përshevca i bashkohen Daut Memishit – VLEN merr mbështetje të re në Tearcë

Kryetarët e degëve të BDI-së, në Odri dhe Përshevcë rreshtohen me VLEN-in, ndërsa Nazim Taipi mbetet i braktisur nga ish shokët e tij 

Kandidati i VLEN-it për komunën e Tearcës, Daut Memishi, po forcon çdo ditë e më shumë mbështetjen e tij politike dhe qytetare. Në një takim të zhvilluar së fundmi, ai së bashku me Sabri Alitin, drejtorin e Agjencisë së Barnave (MALMED), pritën kryetarët e degëve nga Odri dhe Përshevca, të cilët shpallën hapur mbështetjen e tyre për kandidaturën e Memishit.

Ky rreshtim është një sinjal i qartë se forcat lokale me peshë politike dhe shoqërore po e shohin VLEN-in si alternativën e vetme për ndryshim dhe zhvillim në Tearcë.

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, Memishi gëzon përparësi të ndjeshme ndaj kundërshtarit të tij, Nazim Taipi. Ky i fundit, pas ndarjes në ASH, ka mbetur me një mbështetje të cunguar, kryesisht nga një pjesë e strukturave të BDI-së. Ndërkohë që gjysma tjetër tashmë është rreshtuar hapur përkrah VLEN-it. Kjo e bën pozitën e Taipit gjithnjë e më të dobët dhe pa perspektivë reale për fitore.

Daut Memishi ka theksuar se ky bashkim energjish është dëshmi se qytetarët e Tearcës duan një rrugë të re:

“Miqtë e vërtetë dalin në pah në betejat e mëdha. Ne e kthejmë guximin në ndryshim dhe padyshim, betejën në fitore. Kjo fitore nuk është vetëm e jona, por e të gjithë qytetarëve që besojnë në Tearcën që VLEN.”

Me këtë rritje të mbështetjes, është e dukshme se gara në Tearcë po shkon drejt një fitoreje të qartë për kandidatin e VLEN-it, duke e konsoliduar ndryshimin si opsionin e vetëm të besueshëm për të ardhmen e komunës.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments