VENDIMI VJEN PAS RRITJES SE NUMRIT TE AZILKERKUESVE QE MBERRIJNE NE KUFIRIN LINDOR

Rritja e numrit të aplikantëve për azil ka detyruar Finlanden qe te marri masa te rrepta. Nje numer i madh emigrants jane duke ardhur nga Rusia, ndaj Helsinki ka vendosur qe te mbylle disa prej pikave te hyrese nga ky vend.

Finlanda do të mbyllë katër nga nëntë pikat e kalimit në kufirin e saj me Rusinë gjatë fundjavës për të frenuar fluksin e azilkërkuesve.

Presidenti i Finlandës ka deklaruar se rritja e numrit të aplikantëve për azil që mbërrinin në kufirin lindor dukej si hakmarrje e Rusisë për bashkëpunimin e vendit skandinav me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, çka eshte refuzuar nga Moska.

”Si një anëtare e BE-së dhe NATO-s, Finlanda ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Kemi vepruar me vendosmëri dhe me shpejtësi që situata në kufirin lindor të mos përkeqësohet. Mesazhi im për finlandezët është se qeveria garanton sigurinë kufitare në të gjitha situatat. Ne e kemi ndjekur situatën nga afër dhe tani po marrim veprimet e nevojshme” – tha kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo.

Finlanda, një vend i Bashkimit Evropian, pranimi i të cilit në aleancën e NATO-s këtë vit pas dekadash mos-angazhimi zemëroi Moskën, ndan një kufi 1,340 km (833 milje) me Rusinë.

“Instrumentalizimi i emigrantëve nga Rusia është i turpshëm. Unë mbështes plotësisht masat e marra nga Finlanda,” postoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në mediat sociale, duke falënderuar rojet kufitare finlandeze për mbrojtjen e kufijve evropianë.

Norvegjia fqinje, e cila ndan një kufi me Rusinë në Arktik, është gjithashtu e gatshme të mbyllë kufirin e saj nëse është e nevojshme. Katër vendkalimet, të gjitha në Finlandën juglindore, janë normalisht pikat më të ngarkuara midis dy vendeve.

Dhjetra azilkërkues nga vende si Iraku, Jemeni, Somalia dhe Siria kanë mbërritur çdo ditë këtë javë përmes Rusisë. Numri i të ardhurve që nga shtatori është 280 azilkërkues. Ata që mbërrijnë përmes Rusisë nga e shtuna do të lejohen të dorëzojnë kërkesat e tyre vetëm në dy pika kufitare veriore. Rreth 3,000 njerëz përdorin pikat kufitare juglindore të Finlandës çdo ditë.