Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm në OKB në Nju Jork, profesor Dr. Ljubomir Frçkoski dha dorëheqje nga pozita. Fërçkoski dorëheqjen ia dorëzoi presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe për këtë e njoftoi MPJ-në.
Frçkoski në një prononcim thotë se dorëheqja në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojë në funksionimin e misionit në aspektin teknik, por se mund të ndikojë në realizimin e projektit “Promovimi i dialogut dhe ndërmjetësimi me qëllim të parandalimit” të gjenocidit dhe krimeve të ngjashme (krime lufte dhe krime kundër njerëzimit)”.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe të Jashtme u emërua në postin e ambasadorit në Nju Jork në vitin 2022. Dekretin për emërimin e tij e ka nënshkruar shefi i atëhershëm i shtetit Stevo Pendarovski.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mutsunski në një prononcim për një televizion ka thënë se Frçkoski është thirrur në MPJ për gjoja parregullsi financiare në punën e përfaqësisë, por se biseda ende nuk është zhvilluar për shkak të për arsye shëndetësore të ambasadorit.