Fruthi është konfirmuar tek një fëmijë 12 vjeçar nga fshati Konjari i Poshtëm, kështu njoftoi sot drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik, Marija Andonovska, duke shtuar se sipas anketës epidemiologjike, sëmundja është sjellë nga Novi Pazari i Serbisë. Fëmija nuk është i vaksinuar kundër kësaj sëmundje infektive.
“Ky është rasti i dytë pozitiv i dëshmuar këtë vit në Maqedoni. E para është regjistruar në qershor, në Labunishtë të Strugës. Bëhet fjalë për një fëmijë të pavaksinuar. Më 3 shtator, një fëmijë 12-vjeçar i dyshuar për fruth është referuar nga klinika infektive në Institutin e Shëndetit Publik dhe pas analizave rezultoi pozitiv. Ky është një rast i importuar nga Serbia, në Novi Pazar, ku tashmë ka një shpërthim të fruthit”, tha Andonovska.