Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi njofton se magjistër i shkencave të komunikimit – drejtimi i Biznesit si dhe magjistër specialist në lëmine e Inteligjences Artificiale – Sektori Leadershipit, Adnan Shefkiu nga Tenova e komunës së Bërvenicës i është bashkangjitur ASH-së.
Njoftimi i plotë i Uzairit:
Aleanca për Shqiptarët çdo ditë e më shumë po zgjerohet me kuadro fantastik
Kënaqësi e veçantë të mirëpresim në Aleancën për Shqiptarët, Adnan Shefkiu nga Tenova e komunës së Bërvenicës.
Adnani është magjistër në Shkencat e komunikimit – drejtimi Biznesit pranë Universitetit American College Shkup, si dhe magjistër specialist në lëmine e Inteligjences Artificiale – Sektori Leadershipit nga Universiteti i Pensilvanise në SHBA.
Ai vjen me eksperiencë një dekadëshe nga sektori publik dhe privat në SHBA, Zvicër si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka bashkëpunuar dhe vepruar si këshilltar i lartë dhe konsulent i shumë kompanive të ndryshme nga sektori energjetik, investimesh financiare, fin-tech në fushën e lidershipit, zhvillimit të biznesit dhe resurseve njerëzore.
Poashtu është i paraqitur në shumë punime të ndryshme si në Cambridge Publishing House, Forbes Coaches Council dhe shumë te tjera, ka përfuduar Uzairi.