E diela ka vazhduar të jetë me takime të ndryshme për kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.
Një pjesë të rëndësishme të kohës, Gashi ia ka kushtuar edhe personave me nevoja të vecanta në “SOS Vita”, ku edhe ka parë nga afër punën që është bërë aty për gjatë këtyre viteve.

“Gjatë punës suaj tashmë katër vjeçare keni arritur të bëni ndryshim të madh për të mirë dhe të inspironi shumë qytetarë se asnjë kufizim nuk mund ta ndalë vullnetin për të arritur synimet e përcaktuara”.

Gashi ka thënë se punë e tyre është inspirim për tejkalimin e çdo pengese.

“Puna juaj është inspirim edhe për ne të tejkalojmë çdo pengesë për të bërë ndryshimin e madh që do të ndodhë në këto zgjedhje me përkrahjen e të gjithëve. Ne do të angazhohemi aktivisht për qasje të lirë, për shërbime më të mira shëndetësore dhe jetë të barabartë sociale për të gjithë”.

Nga këtu Gashi ka thënë se marrin mesazhin se çdo sakrificë ia vlen.

“Ndryshimi ia vlen dhe ky do të ndodh”, ka thënë Gashi në fund të takimit.