Ndërtimet në Klinikën e Psikiatrisë në Shkup kanë nxjerr në dukje dhe një problem – vendi i mbushur me eshtra njerëzish, pasi më parë në oborrin e Klinikës ka pasur varreza.
“Më datë 30.04.2024 në ora 11.40 në SPB Shkup është denoncuar se në Klinikën e Psikiatrisë në kuadër të Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza”, gjatë realizimit të punimeve ndërtimore – kryerjen e gërryerjes, është gjetur asht me shumë gjasë i njeriut, në vendin ku më parë ka pasur varreza. Në vendin e ngjarës ka dalë ekipi i SPB Shkup dhe është njoftuar dhe prokurori publik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.