Përmes një postimi në facebook ka reaguar përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi lidhur me ngjarjet politike në Maqedoninë e Veriut.
Nëmes tjerash ai shprehet kështu:

“Partitë etnike maqedone kurrë nuk e kanë mbajtur pushtetin më gjatë se dy mandate. I vetmi përjashtim Gruevski, i cili mandatin e tretë e la në gjysmë prej protestave.

Te shqiptarët, partia BDI ka pesë mandate në pushtet, dhe po kërkon me çdo kusht të gjashtin.

Mjafton të shkosh nga lagjet e fshatrave e qyteteve shqiptare deri te ato të maqedonëve, për të parë se cilës prej dy bashkësive të mëdha etnike po u shërben më mirë dhe ku ka investuar më shumë para qeveria.”