Gjykatësi suprem Nake Georgiev, i kapur me mito prej 10 mijë euro, ka pranuar të shkojë bë burg ende pa u zhvilluar gjykimi ndaj tij.
Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, tashmë e ka marrë propozimin për pajtimin e nënshkruar nga Georgievi, me të cilin pajtohet për burg efektiv.
Lartësinë e burgut do ta caktojë gjykata, e cila fillimisht duhet ta vlerësojë pajtimin e arrirë.
Pas kësaj do të sillet aktgjykimi për lartësinë e burgut.
Gjatë ditës nga Prokuroria njoftuan se i dyshuari i dytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, Ixhet Memeti, ka pranuar fajin në lëndën ku i dyshuari i parë është ish-gjykatësi i Gjykatës Supreme, Nake Georgiev. Nga Prokuroria thonë se është arritur marrëveshje me Memetin, i cili hetohej për “marrje të dhuratës për ndikim të paligjshëm”. Prokuroria thotë se me nënshkrimin e marrëveshjes, ai e ka pranuar fajin./Tv21/