Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale për rrethin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen më 24 prill, ka hyrë në gjysmën e dytë, ndërsa pas 5 ditëve (18 prill) fillon fushata për zgjedhjet parlamentare, përcjell TV21. Në fokus janë integrimi i vendit në BE, nevojat për reforma, por edhe gjendja ekonomike, krimi dhe korrupsioni. KSHZ dje i konfirmoi listat për deputetë për zgjedhjet parlamentare, por disa lista u refuzuan.

U realizua edhe shorti për renditjen në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Sipas shortit, siç kumtoi i pari i KSHZ-së, Aleksandër Dashtevski, do të përgatitet procesverbal dhe në përputhje me nenin 69 paragrafi 2, lista e konfirmuar do të publikohet në shtypin e përditshëm, më së voni 23 dit para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.